I nxehti vijon, rriten temperaturat në fundjavë

Temperaturat e larta do të shoqërojnë vendin edhe në ditët në vijim, duke sjellë një valë të nxehti deri në 40 gradë afër fundit të javës.

Sipas parashikimit të motit nga MeteoAlb deri ditën e mërkurë temperaturat e ajrit do të jenë rreth vlerës 34 gradë Celcius, por duke filluar nga dita e enjte ato do të rriten duke arritur vlerat 39-40 gradë Celcius në fundjavë.

Ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare gjatë pasditeve dhe vetëm në zonat malore priten shira të izoluar.

Kjo verë në tërësi pritet të jetë e nxehtë dhe temperaturat gjatë muajit korrik pritet të jenë rreth vlerës 40 gradë.

 

Pin It