Provimi i Shtetit për mësuesit do të zhvillohet tre javët e para të korrikut

Kandidatët për mësues do të duhet të marrin pjesë në Provimin e Shtetit, i cili do të zhvillohet gjatë tre javëve të para të korrikut.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP).

Pjesëmarresit në provim duhet të jenë të pajisur me mjet identifikimi dhe faturën e pagesës së tarifës së provimit. GJithashtu ata duhet të kenë me vete edhe kopje të diplomave të ciklit Bachelor dhe Master. Ata që kanë përfunduar studimet jashtë Shqiperisë duhet të sigurohen që diploma e tyre njihet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Provimi është i detyrueshëm për të gjithë ata të diplomuar të cilët dëshirojnë të ushtrojnë profesionin e mësuesit në Shqipëri.

Pin It