Shoqata Shqiptare e Turizmit tregon problemet që lënë turizmin shqiptar mbrapa shteteve fqinje

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) nuk është e kënaqur me gjendjen në të cilën ndodhet vendi edhe këtë sezon veror. Në një deklaratë për shtyp kjo shoqatë rendit disa nga problemet kryesore që sipas saj po pengojnë zhvillimin e turizmit në vend.

Në deklaratë thuhet se Shqipëria vijon të përjetojë problem me ndërprerjen e energjisë elektrike, ndërtimet gjatë sezonit turistik, mungesën e infrastrukturës dhe politikave për tërheqjen e turistëve. Ndërsa vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia po zbatojnë politika të reja për tërheqjen e turistëve, kërkesa e të cilëve po zhvendoset drejt Ballkanit Perëndimor.

Këto vende ofrojnë subvencione për turistët, fluturime me kosto më të ulët dhe aktivitete të shumta. Ndërsa sipas ATA-s Shqipëria këtë sezon turistik e nis me energji 48% më të shtrenjtë se fqinjët dhe rikonstruksione të rrjetit që shkaktojnë rreth 12 orë ndërprerje të energjisë në ditë.

Por sipas Shoqatës Shqiptare të Turizmit, ky nuk është problem i vetëm. Ajo ka përgatitur një listë me problemet si më poshtë:

  1. Ndërprerje energjie
  2. Rritje të cmimit të energjisë në mënyrë abuzive kjo e konfirmuar edhe nga ERE
  3. Luhatje tensioni dhe dëmtim pajisjesh në të gjithë vendin
  4. Qytetet kryesore bregdetare të kthyera dhe mbetura në kantierë ndertimi
  5. Plehra dhe papastërti
  6. Akset rrugore që furnizojnë zona strategjike bregdetare më të ngushta se shëtitoret e këmbësoreve buzë detit
  7. Situata të paqarta për administrimin e plazheve

Vatra insektesh dhe sëmundjesh dhe kafshë rrugësh në shumicën e rasteve të pavaksinuara.

Pin It