Sunday Express: Vizitoni Shqipërinë, perlën e panjohur të Adriatikut

2

Shqipëria është vendi për të kaluar pushime të sigurta, peisazhe dhe plazhe të pazbuluara dhe çmime të lira. Përshkrimi vjen nga gazeta britanike “Sunday Express” e cila e cilëson Shqipërinë si perlën e panjohur të detit Adriatik.

Në artikull shkruhet se Shqipëria ka mbetur shumë pak e zbuluar krahasuar me fqinjët e saj Greqinë dhe Italinë për shkak të së kaluarës komuniste, por vendi është shumë i sigurtë për të kaluar pushimet në çdo stinë të vitit. Madje sipas “Sunday Express” Shqipëria mund të jetë ndër vendet e vetme në Evropë që ofron pushime me çmime të arsyeshme pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE.

Shkrimi vlerëson bregdetin e pazbuluar jonian, peisazhet e paprekura natyrore, trashëgiminë historike të mbrojtur nga UNESCO etj. “Kjo “perlë e Adriatikut” është ende e fshehtë dhe e panjohur, por turizmi po zhvillohet me hapa të shpejtë, prandaj duhet vizituar përpara se të zbulohet nga të tjerët”, thuhet në “Sunday Express”.

1

Pin It