Ideja që mund të shmangë shumë aksidente

 

Çdo drejtues mjeti i është dashur të parakalojë një kamion gjigant. Automjetet e mëdha shpesh herë bllokojnë pamjen e rrugës para, duke u kthyer në burim aksidentesh për makinat e tjera.

Inxhinierët e Samsung kanë vërtetuar se ky problem mund të zgjidhet lehtësisht duke instaluar kamera dhe ekrane speciale prapa kamionëve. Kjo teknologji i lejon shoferët të kenë një pamje të plotë dhe të qartë të situatës së trafikut para kamionit, duke siguruar që ata të veprojnë siç duhet dhe të mos ndërmarrin rreziqe.

“Kamionët e sigurisë” do të kenë kamera me wireless para dhe 4 ekrane kundër ujit dhe pluhurit në pjesën e prapme të tyre.

Sipas Samsung testimi ka qenë i suksesshëm dhe presin që kjo zgjidhje relativisht e lirë të përhapet globalisht në vetëm disa muaj.

Pin It