Idrizi: Pushteti për çështjen çame, jo çështja çame për të fituar pushtet

13e7a0cf05b6ac028966e51c291cce85

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, mohon dyshimet se çështja çame po përdoret për përfitime politike. Gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, Idrizi i kritikoi zërat që ngrenë akuza të tilla duke i cilësuar si nopranë politikë.

Sipas Idrizit, PDIU nuk po kërkon të vijë në pushtet duke shfrytëzuar çështjen çame, por kërkon ta shfrytëzojë pushtetin për zgjidhjen e saj.

“PDIU u krijua me një kauzë morale të madhe, mbi lotët, të rënët që lamë pas në dheun e të parëve. Na është dashur të zhvendosim paragjykimet dhe ta kthejmë çështjen çame në një kauzë të madhe për të arritur dënimin e gjenocidin e madh ndaj çamëve, një çështje ku do të jemi të gjithë shqiptarët bashkë. Sot dalin disa nopranë politikë dhe guxojnë të na tregojnë përfitimet politike. Atyre u përgjigjem sot në emrin tuaj, ne do të konsiderohemi mburojë njerëzore për çdo të drejtë të nëpërkëmbur të Çamërisë. Nuk do të ketë varrezë ushtarësh grekë pa u ndërtuar memoriali i gjenocidit grek në Çamëri.

Eshtrat e të parëve tanë nuk janë mish për top e plaçkë pazari për cilëndo forcë që kërkon të bëjë politikë me shitje flamuri. Kjo që bëjmë ne është drejtësi”, tha Idrizi.

Pin It