Durrës, hapet qendra e parë për fëmijët me aftësi të kufizuar

special-register-800x445

Në qytetin e Durrësit është hapur qendra e parë sociale në shërbim të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Qendra, e cila ndodhet në lagjen 17 të qytetit, është themeluar nga fondacioni “Save the children” në bashkëpunim me shoqatën “Ndihmoni jetën” dhe Bashkinë Durrës.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj qendre ishte i pranishëm edhe ministri i mirëqenies sociale dhe rinisë Blendi Klosi, i cili tha se ngritja e qendrave të tilla është një detyrë emergjente, pasi ka shumë kërkesa.

Konkretisht në Durrës janë rreth 2000 fëmijë me aftësi të kufizuar, ndërsa kapaciteti i qendrës është vetëm 15-20 fëmijë, që do të mund të qëndrojnë nga ora 8 deri në 16:00.

Drejtoresha e Fondacionit “Save the Children”, Anila Meço, tha se Durrësi dhe Vlora janë dy qytetet e përzgjedhur për rehabilitimin dhe integrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Pin It