Nishani: Marrëdhëniet shqiptaro-serbe t’i drejtojë Kosova

flamuriserbo-kosovar

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të luajë rolin e ndërmjetëses në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe se marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të udhëhiqen nga Kosova.

Në një intervistë për RTV e Dukagjinit në Kosovë, kreu i shtetit shqiptar tha se Serbia po tenton të shmangë dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flasë për Kosovën.

“Pa dyshim që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë është mirë që t’i intensifikojmë veçanërisht në aspektin ekonomik e politik, sepse të dyja vendet duhet të kontribuojnë për rajonin në tërësi, por marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën nuk mund të zgjidhen kurrsesi pa angazhimin e këtyre dy palëve në mënyrë të drejtpërdrejtë,” tha Nishani.

Pin It