INSTAT raporton rritje çmimesh gjatë qershorit

coins-price-increase

Gjatë muajit qershor niveli i përgjithshëm i çmimeve u rrit në masën 1.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2015. Rritjen më të madhe e patën arsimi dhe grupi i ushqimeve dhe produkteve të konsumit të përditshëm.

Kjo rritje mendohet të jetë reflektim i rritjes së taksave vendore dhe mbifaturimit të energjisë elektrike që ka rritur kostot e biznesit.

Sipas INSTAT-it, peshën më të madhe në këtë rritje e zë “shërbimi arsimor” me 4,8% rritje vjetore, pasuar nga ushqimet me 2.7% dhe grupi “argëtim dhe kulturë” me 1.6%.  Ndër ushqimet, rritjen më të madhe e kanë patur frutat, perimet dhe bulmetrat. Po ashtu rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve të prekura nga akciza si duhani dhe pijet alkoolike, të cilat janë rritur në masën 1.4%.

Nje ndryshim të lehtë të çmimeve ka patur edhe për mobiljet, qiratë, energjia, uji, shërbimet e hoteleve dhe restoranteve, si dhe sektori i shëndetit.

Transporti, veshjet dhe komunikimi janë grupet e vetme që nuk kanë patur rritje çmimesh, përkundrazi transporti raporton një ulje në masën 3.6%.

Pin It