Inva Mula në skenën e Beogradit, si Tefta Tashko 71 vjet më parë

Untitled

Sopranoja shqiptare Inva Mula do të interpretojë të mërkurën në mbrëmje, më 25 maj, në skenën e Teatrit të Beogradit pjesë nga opera “La Boheme” e Puçinit. Artistja shqiptare do të interpretojë personazhin e Mimit si e ftuara speciale e shfaqjes nën dirigjimin e Dejan Cabic.

Hera e fundit që një artiste shqiptare është ngjitur në skenën serbe ka qenë para 71 vjetësh kur Tefta Tashko Koço interpretoi të njëjtën vepër. Kjo e bën Inva Mulën shqiptaren e dytë që ngjitet në skenën e Beogradit, gjë për të cilën ajo është shprehur e lumtur.

Ditën e djeshme sopranoja shqiptare u prit në një takim të veçantë nga kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.

Pin It