Rritet çmimi i naftës në bursë, pritet efekti në tregun vendas

global-petrolium-grafik

Çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare është rreth 50 dollar për fuçi që përbën nivelin më të lartë të 7 muajve të fundit. Një rritje e tillë nëse zgjat disa ditë, pritet të reflektohet edhe në tregun e brendshëm shqiptar.

Rritja e çmimit erdhi si rrjedhojë e rritjes së ekonomisë amerikane dhe në javët në vijim ky nafta parashikohet të kalojë vlerën 50 dollarë/fuçi.

Çmimi i naftës në Shqipëri u rrit me 5 lekë për litër në fillim të këtij muaji dhe tani tregtohet me 150-158 lekë për litër. Megjithatë rritja në tregun shqiptar është më e ulët krahasuar me dyfishimin e çmimin në tregun ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price Shqipëria renditet e 15-a në botë në listën e vendeve më të shtrenjta për karburantin, duke qenë në nivele të përafërta me si Danimarka dhe Zvicra. Në vendet fqinjë si Maqedoni e Mal të Zi, naffa tregtohet përkatësisht me 0.86 dollarë dhe 1.03 dollarë.

Arsyet e çmimeve më të larta në vendin tonë janë taksat e larta. Në Maqedoni, taksat direkte janë rreth 43 lekë për litër dhe në Shqipëri 90 lekë për liter. Taksat direkte mbi naftën në Maqedoni janë vetëm akciza, me rreth 28 lek për litër (0.2 cent për litër) dhe TVSH (e cila aplikohet në masën 18%) në rreth 15 lekë për litër. Ndërsa në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit 27 lekë për litër; taksa e karbonit 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila. TVSH (në masën 20%) arrin në 21 lekë për litër.

Pin It