Promovim i vlerave turistike përmes artit mural

Untitled

Një afresk mural gjigand rreth 400 m2 është ndërtuar në qytetin e Vlorës nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri me mbështetjen e Bashkisë së Vlorës. Afresku, i cili titullohet “Sjellësi i Pranverës”, është më i madhi në Ballkan dhe synon promovimin e vlerave natyrore-artistike përmes simboleve.

Në qendër të afreskut mural qëndron shpendi endemik në rrezik zhdukjeje i njohur si Kali i Qyqes, i cili sipas legjendës fluturon mbi këtë rajon duke shkrirë borën e duke sjellë ngjyrat e shumta, që simbolizojnë pasuritë turistike e natyrore të qytetit. Në kurrizin e shpendit qëndron qyqja sipas rrefenjës prej edhe nga ka marrë emrin Kali i Qyqes.

Afresku është realizuar në hyrje të shëtitores kryesore të qytetit dhe është pjesë e projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” që synon promovimin e vlerave natyrore e turistike të vendit tonë.

Pin It