iPhone 7 me një të veçantë të padëgjuar

 

maxresdefault

Gjenerata e ardhshme e iPhone pritet që t’ju lejojë t’i kontrolloni aplikacionet dhe të shkruani pa e prekur fare celularin. Gjiganti kalifornian i teknologjisë ka aplikuar për një patentë e cila quhet “sensorët e prekjeve të shumta”.

Kjo teknologji do t’i ndihmonte pajisjet që të detektojnë gishtat ose duart duke lëvizur në ajër, dhe duke e lejuar më pas përdoruesin që të shkruaj në butona virtualë dhe t’i përdorë ata me gjeste në ajër. Qëllimi është që të përdoren sensorët për të detektuar lëvizjet e shumëfishta, gjithashtu edhe disa pjesë të trupit.

Pin It