Italia shfuqizon tarifën fikse dhe taksën rrugore për trasnportuesit shqiptarë

parlamenti-italian

Parlamenti i Italisë ka miratuar sot shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për të gjithë transportuesit shqiptarë. Lajmin fillimisht e dha kryeministri Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter, më pas ku lajm u përcoll edhe nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Sipas këtij vendimi të marrë nga qeveria italiane i jepet  zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve.

Për shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore, kryeministri Rama dhe ministri Bushati falenderuan kryeministrin italian Matteo Renzi.

Pas shumë vjet përpjekjesh dhe negociatash dypalëshe, sot Parlamenti i Italisë ka miratuar shfuqizimin e tarifës fikse dhe taksës rrugore për transportuesit shqiptarë.

Më në fund i jepet zgjidhje një problemi të vjetër, i mbartur vit pas viti si një pengesë shumë e madhe për shkëmbimet midis dy vendeve tona.

Heqja e “Diritto Fisso” dhe e taksës rrugore u bë e mundur falë përpjekjeve dhe këmbënguljes sonë, si dhe vullnetit të mirë të qeverisë Renzi për t’i lehtësuar kësisoj punën transportuesve në funksion të rritjes së shkëmbimeve tregtare të dy vendeve tona.

 

 

Pin It