iPhone 7 nuk do të ketë model me 16 GB

Apple-iPhone-7-release-date

Spekulimet që po qarkullojnë së fundmi në internet shfaqin specifikat e ndryshme që kemi pritur të dijmë për iPhone 7.

Para disa ditëve një lajm nga Kina ka deklaruar se iPhone 7 do e zëvendëspjë modelin 16 GB me versionin 32 GB.

Tani, një raport i ri përkrah të njejtën ide.

Raporti i parë ka bërë të ditur se iPhone 7 do të dal në shitje me modelet 64 dhe 256 gigabajt ndërkohë që iPhone 7 Pro dhe iPhone 7 Plus do të lançohen në versionet 32 GB, 128 GB dhe 256GB.

Ndërkohë, lajmi i publikuar nga WeChat ka deklaruar se iPhone nuk do të ketë modelet 16GB dhe 64GB, duke i zëvendësuar ato me modelet 32GB dhe 128 GB.

Rritja e kapacitetit të hapësirës mund të jetë plan i Apple për pajisjet e reja. Megjithatë, kompania ende nuk ka dhënë deklarata zyrtare mbi këtë hap.

 

Pin It