Ja pse nuk duhet të pini ujë me akull gjatë temperaturave të larta

Rritja e temperaturave shton edhe konsumin e ujit, sidomos gjatë stinës së nxehtë. Por pavarësisht se të freskon për momentin, uji tepër i ftohtë ka disa efekte negative në organizëm. Uji i ftohtë ngushton enët e gjakut, Si pasojë, aparati tretës tkurret dhe dehidratohet.

Trupi njerëzor ka nevojë për energji, në mënyrë që të rregullojë temperaturën e tij të brendshme. Pas konsumit të një gote ujë me akull, aparati tretës nuk ka energjinë e mjaftueshme për të tretur ushqimit dhe për të përthithur lëndët ushqyese ashtu siç duhet.

Nëse pi një gotë ujë me akull pas vakteve, trupi prodhon sasi të tepruar mukusi. Si pasojë, sistemi imunitar nuk e kryen siç duhet funksionin e tij dhe mund të merrni ndonjë të ftohur.

Shoqërimi i ushqimit me ujë me akull ose pije me gaz mund të shkaktojë rritje në peshë. Kjo sepse trupi nuk shpërbën yndyrën e tepërt, e cila depozitohet në inde dhe në organe.

Pin It