Ja rrugët që do të bllokohen  për Asamblenë e NATO-s në Tiranë

13285560_10207996911514317_1826462731_n

Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë nga mbledhja e Asamblesë së NATO-s në Tiranë, policia e shtetit nëpërmjet një njoftimi për mediat ka bërë publike rrugët që do të bllokohen në kuadër të ruajtjes së rendit. Sipas policisë akset rrugore të mëposhtëme do të jenë të bllokuara nga data 27 maj deri më datë 31 maj kur është edhe dita e fundit e Asamblesë së NATO-s

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza” – Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me Rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” – Rruga Lekë Dugagjini, nga Sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me Rrugën “Papa Gjon Pali II” – Sheshi “Italia”, Rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa” – Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.

Po kështu policia njofton edhe kalimtarët se nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve për rreth Pallatit të Kongreseve.

Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij Sesioni.

Pin It