Jahjaga: “Kosova nuk mund të përvetësohet, duhet të reflektojmë”

fjalimi-5

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë organizuar mbrëmë pritjen zyrtare me rastin e tetë vjetorit të pavarësisë.

Jahjaga dhe Mustafa kanë mbajtur fjalime ku kanë theksuar shkurtimisht të arriturat dhe ngecjet e vendit 8 vjet pas pavarësisë.

Por, fjalimet e tyre i kanë dëgjuar vetëm qeveritarët, deputetët e PDK-së dhe LDK-së, një pjesë e shoqërisë civile e gazetarë.

Opozita e ka bojkotuar këtë organizim të thirrur nga Jahjaga dhe askush nga pjesëtarët e as deputetët e saj nuk i janë bashkëngjitur.

Shumë prej opozitarëve janë parë kohëve të fundit nëpër komuna të ndryshme duke mobilizuar qytetarët për protestën e 17 shkurtit.

Në fjalimin e saj para të pranishmëve, Jahjaga tha se 17 shkurti është ditë madhështore, të cilën për breza të tërë për njëqind vjet ishte ëndërr dhe që për një shekull  u lartësua si synim i përpjekjeve tona kolektive për të jetuar në paqe dhe liri.

“Shteti ynë lindi me shumë mundime. Për të u bë një sakrificë e hatashme njerëzore, vuajtje të thella me pasoja të rënda, të cilat shumë familje vazhdojnë t’i jetojnë 16 vjet pas përfundimit të luftës, edhe në këtë natë përvjetori të pavarësisë. Është pikërisht ky rrugëtim i jonë i përbashkët dhe përjetim i përveçëm për secilin prej nesh që e forcon themelin e Kosovës që e bëmë bashkërisht shtet. Na bën secilit t’i gëzojmë privilegjet dhe përgjegjësitë e të qenurit kosovar – përfshirë përgjegjësinë historike për ta përmbyllur këtë cikël shtetndërtimi – njëkohësisht. E bën Kosovën idealin e vetëm, sepse Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh”, tha Jahjaga.

Ajo tha se Kosova ende ka shumë punë për të kërkuar drejtësi për ata që nuk janë më – punë për të përfshirë secilin qytetar, pa dallim etnie, në ndërtimin e shtëpisë sonë të përbashkët – punë për t’i thënë jo korrupsionit që po monopolizon fuqinë në duart e një pakice që ia mohon të drejtën e barabartë për të konkurruar, punuar dhe për të krijuar mirëqenie qytetarit të Kosovës – punë për të arsimuar gjeneratën e ardhshme – për ta mbajtur atë të shëndoshë – vendosmëri për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë ata që nuk i kanë përfaqësuar interesat e qytetarëve denjësisht.

që ne kemi fatin dhe përgjegjësinë ta jetësojmë”, u shpreh presidentja Jahjaga.

Ajo u shpreh e bindur se Kosova do të ecë përpara, ballëhapur e e patrembur.

“Qytetarët e saj do të vazhdojnë të jenë insistues për të ardhmen e tyre të pakthyeshme evropiane, të palëkundur në besimin që ditët e mira për Kosovën vetëm sa kanë filluar”, përfundoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Ahtifete Jahjaga.

 

Pin It