Janar-maj 2016, numër rekord emigrantësh në Shqipëri

monitor_nr-i-azilkerkuesve-ne-shqiperi_6M1

Gjatë pesë muajve të parë të vitit 2016 në territorin shqiptar kanë hyrë 303 emigrantë. Kjo shifër përbën një rekord për vendin tonë, pasi është më e lartë se numri total i emigrantëve të ardhur në vitin 2014 dhe 2015 së bashku.

Shumica e këtyre emigrantëve janë nga Afganistani (68), Maroku dhe Siria (62 dhe 63). Kjo shpjegohet me luftërat e vazhdueshme dhe konfliktet në këto zona të cilat kanë detyruar banorët të lëvizin drejt Europës. Po ashtu fatkeqësitë e ndryshme natyrore përbëjnë një tjetër faktor të migrimit nga këto zona.

Gjatë vitit 2016 Shqipëria ka shërbyer edhe si një vend tranziti për të emigrantët të cilët donin të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

 

Pin It