Procesori “Snapdragon 821” krijon celularit më të fuqishëm në botë

1468434385qualcomm

Procesori “Snapdragon 821” tashmë është gati nga “Qualcomm” njihet si më i shpejti që ekziston, që do të thotë edhe celulari i parë që e përdor merr automatikisht titullin e celularit më të fuqishëm në botë.

“Snapdragon 821” do të përdoret dhe nga celularë të tjerë, por i pari që e përdor është Asus Zenfone 3 Deluxe”. Asus kishte thënë që do ta hidhte në treg me “Snapdragon 820”, por pasi “821-shi” doli dje ata nuk pritën gjatë për ta marrë.

Ky celular ka 6 GB Ram si dhe ekran 5.7 inç 1080p, kamera 23 megapiksel, bateri 3000 mAh, si dhe USB-C 3.0.

Procesori i ri “Snapdragon 821” vjen 10% më i shpejtë se i mëparshmi, me shpejtësi 2.4 GHz, dhe telefoni i parë që do ta përdorë do të kushtojë 780 dollarë. Vetëm “Deluxe” do të përdorë “Snapdragon 821”, ndërsa të tjerët do të jenë po me “820”.

Pin It