Johannes Han më 30 mars në tiranë, reforma në drejtësi mund të hap negociatat

johannes

Komisioneri për zgjerimin europian pritet të vij më 30 mars në tiranë për ti dhënë një shtysë partive politike për gjetjen e dakortësisë dhe për të miratuar reformën. Pak ditë më parë komisioni i Venecias përfundoi edhe rekomandimet, tani mbet në dorë të politikës shqiptare për miratimin e sajë. Drejtuesi i larët evropian do të bashkë drejtojë me kryeministrin Rama tryezën e dialogut të nivelit të lartë Shqipëri-­BE. Nga ana tjetër synimi i palës shqiptare është që të marrë në fund të këtij takimi rekomandimin e Han për hapjen e negociatave të anëtarësimit në vjeshtë. Ashtu si herën e parë nga opozita do të ketë të drejtë të marrë fjalën vetëm Majlinda Bregu. Përveç drejtësisë palët do të relatojnë dhe për reduktimin drastik të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në vendet e unionit , luftën ndaj krimit të organizuar dhe statistika për konfiskimin dhe asgjësimin e drogës. Ministrja e integrimit Klajda Gjosha do të flasë për 5 prioritetet me statistika dhe do të parashtrojë para zyrtarëve të Brukselit planin e masave për plotësimin e tyre . Në fokus të dialogut të nivelit të lartë do të jenë dhe të gjitha reformat e vitit ët fundit, përfshirë dhe atë zgjedhore, puna për të cilën sapo ka nisur. Në një tryezë të këtij formatin në qershor të 2014­s komisioneri i vjetër i zgjerimit Shtefan Fyle njoftoi nga Tirana se do t’i rekomandonte komsionit dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Pin It