Raporti vjetor i prokurorisë: Vlora me aktivitet kriminal më të lartë

 

Adriatik-Llalla-565x377

Qyteti bregdetar jugor Vlora, ka riregjistruar përqindjen më të lartë të kriminalitetit gjatë vitit 2015. Në raportin vjetor të kriminalitetit të prokurorisë që dorëzoi në kuvend vërehej se Vlora ka pasur më shumë raste të regjistruara kriminaliteti ndërsa vendi që ka regjistruara më pakë ka qen Dibra.

Sipas këtij raporti, koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2015, bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë, është 1122, ndërsa në vitin 2014 ka qenë 1169. Nuk përfshihet shifra e “errët” e krimit, për vepra penale të cilat nuk raportohen dhe mbeten të panjohura për organet e zbatimit të ligjit. “Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 738; në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 586; në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1087; në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 897; në qarkun Fier që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Fier dhe Lushnjë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 872; në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1375; në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 865; në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1006; në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1238; në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1159; në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1304 dhe në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2015 është 1783”­thuhet në raportin e Prokurorisë dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë. Bazuar në të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2015 janë filluar kryesisht 160 procedime penale nga ana e prokurorisë. Kallëzime nga nëpunësit publikë: në vitin 2015 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1181 kallëzime, që do të thotë ulje prej 7,4 % në krahasim me vitin 2014, në vitin 2014 rezulton të kenë ardhur në prokurori 1275 kallëzime, që do të thotë rritje prej 17 % në krahasim me vitin 2013, në vitin 2013 rezulton të jenë 1087 kallëzime, që do të thotë ulje prej 4,1 % në krahasim me vitin 2012, ndërsa për vitin 2012 rezulton të kenë ardhur 1134 kallëzime, që do të thotë rritje prej 60,4 % në krahasim me vitin 2011. Kallëzime nga personeli mjekësor: në vitin 2015 rezulton të ketë ardhur në prokurori 1 kallëzim, që do të thotë ulje kundrejt 8 kallëzimeve të ardhura në vitin 2014, në vitin 2014 numri i kallëzimeve nga personi mjekësor rezulton me rritje prej 2,6 herë në krahasim me vitin 2013 gjatë të cilit rezultojnë 3 kallëzime nga personeli mjekësor, për vitin 2012 rezultojnë 4 kallëzime penale dhe për vitin 2011 rezultojnë 3 kallëzime penale. Kallëzime nga shtetasit: në vitin 2015 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2070 kallëzime, që do të thotë ulje prej 14,5 % në krahasim me vitin 2014, në vitin 2014 rezulton të kenë ardhur në prokurori 2420 kallëzime, që do të thotë rritje prej 14 % në krahasim me vitin 2013, në vitin 2013 rezultojnë 2118 kallëzime që do të thotë ulje prej 15,41 % në krahasim me vitin 2012.

Pin It