BE shpall të hapur konkursin për gazetarin ivestigative

gazetaria-investigative-655x356

Bashkimi europian ka shpallur të hapur dje aplikimet për konkursin për gazetarinë investigative, ku fituesi i këtij konkursi do të fitojë një çmim të majmë. Por synimi i këtij konkursi nuk është çmimi por ai synon që të nxisë gazetarinë investigative dhe profesionale. Në hapjen e këtij konkursi , përfaqësuesi i Bashkimit Europian u shpreh se gazetaria investigative është shumë e rëndësishme për Bashkimin Europian, dhe se në Shqipëri temat që mund të trajtohen janë të shumta.

“Shoh kahera në Shqipëri se ka një serë tematikash shumë të rëndësishme, të cilat mund të mbulohen fare mirë nga gazetaria investigative. Këtë e kam parë gjatë punës sime, e shoh cdo ditë nga ato që dëgjojmë. Por ka tema shumë të rëndësishme, si reforma në drejtësi dhe  kriminalizimi.  Çështje të tjera si roli  i qeverisë vendore, si dhe zgjedhjet, reforma zgjedhore, financimi i partive politike. Për Bashkimin Europian ky theks për lirinë e medias është natyrisht liria e fjalës, që është shumë e rëndësishme për një media të lirë në një shoqëri demokratike.”– u shpreh përfaqësuesi i BE.

Ndërsa kru i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Çipa që këtu është një nga juristët që do të përzgjedh fituesin e këtij konkursi ka thënë se ky konkurs i fal gazetarëve shpresë.

“Ditët e sotme kur të gjithë jemi në një marrëdhënie me realitetin e zymtësisë financiare, ne kemi një mundësi, një shans, për të besuar se ka momente kur nuk duhet të tradhëtohet shpresa. Dhe ky është një moment.”- shprehet Aleksandër Çipa.

Instituti Shqiptar i Medias bën me dije se ky konkurs i iniciuar nga Bashkimi Europian do të shtrihet edhe në disa vende të tjera të Ballkanit.

“Çmimi i BE-së për gazetarinë investigative synon të nxisë dhe të promovojë arritjet më të mira të gazetarëve investigativë, si dhe të përmirësojë fizibilitetin e gazetarisë cilësore investigative në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi.”- deklaroi Ilda Londo.

Aplikimet për çmimin e konkursin e gazetarisë më të mirë investigative do të jenë të hapura deri më 4 prill 2016. Fondi për këtë çmim është 10.000 euro.

Pin It