Haxhinasto në berat: rivlerësim kontrate nëse SGS nuk zbaton detyrimet

DSC_0144

Nga berati Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmont Haxhinasto bëri të ditur se mund të ketë rivlerësim të kontratës ndaj kompanisë e cila ka marr me koncesion kontrollin teknik të automjeteve. Gjatë një inspektimi në në pikën e kontrollit teknik të automjeteve në qytetin e Beratit, Haxhinasto tha se nëse kompania nuk respekton detyrimet ligjore, mund të ketë rivlerësim të kontratës. “Kjo kompani duhet të realizojë detyrimet e saj kontraktore ashtu siç shteti respekton detyrimet kontraktore ndaj konçesionarit. “SGS” duhet të respektojë detyrimet për investime dhe standarde më të larta shërbimi. Mos respektimi i detyrimeve të kontratës, do të jetë arsye për rivlerësim të saj”

Ministri Haxhinasto, pas inspektimit tha se ka nevojë të përmirësohet shërbimi ndaj qytetarëve nga kompania “SGS”.

 “Nga inspektimi shikojmë se kompania ka nevojë të përmirësojë cilësinë e punës, ka nevojë të respektojë detyrimet për investime në funksion të ofrimit të një shërbimi më cilësor dhe me standarte për qytetarët. Kompania duhet të planifikojë që tani eliminimin e radhëve në fund të vitit”.

Në fund ministri Haxhinasto tha se kompania duhet të fillojë të marrë masat që tani në mënyrë që të shmangë radhët në pikat e kontrollit teknik në fund vit

Pin It