Kaktusi, lulja dekorative më e kërkuar

A është kaktusi lulja më e kërkuar e ditëve të sotme dhe përse është kështu?

Kësaj pyetjeje më së miri u përgjigj  Janelle Leon, pronare e butikut të parë të kaktuseve në Londër, të hapur në verën e vitit 2016.

Më së shumti janë të kërkuar kaktuset e mëdhenj dhe çdo fundjavë shes së paku një, ndonëse çdo ekzemplar i tillë kushton mjaft”, thotë Jinele për Guardianin londinez.

“Kaktuset i përshtaten gjeneratës së re, e cila dëshiron të punojë sa më pak, ndërkaq të fitojë sa më shumë”.

 Meqenëse jetojmë në kohën e Instagramit dhe Pinterestit, si duket duhet të kesh së paku disa bimë të cilat ngjiten në piktura.

Besoni apo jo, faqet e Pinterestit me temën e tipit “lulet në prapavijë të trëndafiltë” kanë më shumë se 10 milionë ndjekës.

Pin It