Karikoni telefonin tuaj për vetëm 5 minuta

jk

Një karikues i ri mund të karikojë një telefon iPhone 6 100% për vetëm  5minuta.

Karikuesi mban firmën e ASAP Dash, sipas tyre ajo karikon 16 herë më shpejtë se karikuesit standard të celularëve, ndërsa pretendojnë se rrit edhe jetëgjatësinë e baterisë me 4 orë të tjera.

Sipas kompanisë, karikuesi ndalon punën e vet në momentin kur e kupton se telefoni është plotësisht i karikuar që do të thotë se e mbron baterinë.

Karikuesi është i madhësisë së xhepit ndërsa është fryt i një pune 14 mujore të specialistëve kinezë.

Karikuesi ASAP aktualisht mund të porositet vetëm online për 89 dollarë, ndërsa nga muaji qershor i këtij viti do të jetë në treg në të gjitha vendet e botës.

 

Pin It