Katër problemet shëndetësore që vinë nga kondicioneri

201608231234126921057

1.Sjell probleme me frymëmarrjen

Nëse kondicioneri nuk pastrohet mirë dhe nëse filtrate nuk ndryshohen, ato do të transformohen në një strehë bakteresh dhe myku. Nëse këto mikro-organizma lëshohen në ajër mund të shkaktojnë një sërë problemesh me frymëmarrjen, përfshirë pneunominë, dhe inflamacion të theksuar të mushkërive. Ndaj duhet të pastroni kondicionerin dhe të ndryshoni filtrat një herë në 4-5 muaj.

2.Shkakton lodhje dhe dhimbje koke

Shpesh dhembjet e kokës janë të forta dhe ndjesia e të mos ndjerit mirë është e shumtë. Një studim i vitit 2004 i publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë arriti në konkluzionin që njerëzit që punonin në zyra me kondicioner qendror, përballeshin me shumë simptoma sëmundjesh dhe parehatie se ata që punonin në zyra të ajrosura mirë. Nëse punoni në një zyrë me ajër të kondicionuar mundohuni të ngrini temperaturën paksa, në mënyrë që mos të keni ethe dhe mundohuni të dilni herë pas here në ajër të pastër që temperatura e trupit tuaj të jetë më e balancuar.

3.Tharje të lëkurës

Sa më shumë të qëndroni në ajër të kondicionuar, aq më e thatë do të jetë lëkura juaj. Ajri i ftohtë dhe i thatë mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ashpër dhe mund të dëmtojë edhe flokët.

4.Ndotje të ajrit

Autoritetet perëndimore paralajmërojnë që njerëzit janë më të ekspozuar ndaj ndotësve në ambientet e brendshme se sa në ato të jashtme, veçanërisht sepse kondicioneri nuk përcjell ajër të freskët por qarkullon ajër të ndenjur. Pra, nëse në këtë ajër ka viruse, baktere, myk apo infeksione, jeni më të ekspozuar ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mbani një dritare pakëz të hapur në zyrë që të qarkullojë pak ajër i freskët.

Pin It