Studim: Veza ju mbron nga goditjet në tru

veze

Veza është një burim proteinash dhe vitaminash e cila këshillohet shumë që të konsumohet.

Një studim i ri sëfundmi ka zbuluar se një vezë në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të goditjes në tru me 12%. Përfundimet e këtij studimi kanë dalë nga analizimi i studimeve të mëparshme po për këtë fakt.

Dr. Dominik Alexander, nga Instituti EpidStat në SHBA thotë se vezët kanë shumë vlera ushqyese, kanë antioksidusit të cilët mund të ulin stresin oksidativ dhe inflamacionin në tru si dhe janë një burim i mirë i proteinave të cilat ulin tensionin e gjakut.

Gjithashtu një vezë përmban 6gr proteina dhe 9 lloje të amino acideve.  Janë të pasura me “choline”. Nje e verdhë vezë permban 300 mikrogram të “choline”, e cila është një përberës i rëndesishëm që ndihmon në zhvillimin e trurit, sistemit nervor, dhe sistemit kardiovaskular.

Burimi: Mirror

Pin It