Katër truke që ua bëjnë të lehtë pastrimin e njollave

 

Në një shtëpi që ka fëmijë dihet që rrëmuja është e pashmangshme. Herë here duket si një zonë lufte tek vizatimi i mureve apo mobiljeve me ngjyra.

Expert Home Tips ka krijuar një listë të trukeve të mençura për tua bërë më të lehtë pastrimin. Që nga heqja e erërave të këqija të koshit të plehrave me qymyr, tek heqja e ngjyruesve të përhershëm me pastë dhëmbësh.

Lëkura e kastravecit: heq shenjat e ngjyrave
Nëse keni hequr dorë për të pastruar muret e mbuluara me ngjyra nga “punimet artistike” të fëmijëve, ka një truk të vogël për t’i hequr pa dashur të vizatoni mbi to. Thjesht fshijini shenjat me pjesën e brendshme të lëkurës së kastravecit.

Pastë dhëmbësh: kundër njollave të vështira
Të vendosësh atletet të lahen do të dëmtohet të dyja, si ato dhe lavatriçja dhe uji dhe detergjenti ndoshta nuk janë mjeti i duhur për të shpëtuar prej tyre.Përdorni një pastë dhëmbësh dhe një furçë dhëmbësh dhe atletet fitojnë sërish bardhësinë e tyre.  Pasta e dhëmbëve mund të përdoret edhe për të hequr njollat e forta në veshje. Aplikojeni dhe lëjeni 10 minuta para se ta lani.

Qymyr për koshin e plehrave
Nëse koshi juaj mban erë ende pa u mbushur plotësisht, mos u shqetësoni.Hidhni disa copa qymyr në pjesën e poshtme të koshit për të thithur erërat e pakëndshme.

Mustarda heq erërat nga kutitë e ushqimit
Pavarësisht se lahen, tasat plastike marrin erë dhe bëhen pis. Por të hedhësh pak mustardë në këto enë dhe ta lini gjithë natën do të vini re që në mëngjes pasi ta lani do të duket si e re.

Pin It