Katund Sukth, banorët në protestë, kërkojnë ndihmë nga shteti

sukth

Shumë familje në Katund Sukth e kanë kaluar natën në qiell të hapur pas përmbytjeve të një dite më parë. Në disa shtëpi, uji nuk është larguar akoma, orenditë shtëpiake janë totalisht jashtë funksionit, ndërsa bagëtitë janë mbytur. Banorët e zonës thonë se një situatë të tillë nuk e kanë hasur prej më shumë se 30 vjetësh.

Krahas shtëpive, përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bizneset dhe dyqanet përreth.

Banorët thonë se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe se askush nuk ka ardhur për të vlerësuar dëmet që u janë shkaktuar. Kjo ka nxjerrë në protestë një grup banorësh të cilët kërkojnë vëmendjen e shtetit për të mos u përballur më me situata të tilla.

Pin It