Netflix i vlefshëm edhe në Shqipëri

netflix-family

Netflix, një nga shërbimet më të mëdha të videotransmetimit në botë tashmë është edhe në Shqipëri. Vetë kompania bën të ditur nëpërmjet një njoftimi se do të jetë aktive edhe në 130 vende të tjera të botës.

Falë ”Netflix” miliona anëtarë gëzojnë të drejtën të shohin shfaqje televizive, seriale origjinale, dokumentarë dhe filma.

Anëtarët mund të shikojnë përkundrejt një pagese aq sa duan, në çdo kohë, në çdo ekran, mjafton të jetë i lidhur me internetin .Pagesa fillestare për paketat që ofron “Netflix”, fillon nga 10 euro për muaj.

 

Pin It