Këto janë 5 popujt më të shëndetshëm në botë

hani-ushqime-te-shendetshme-1024x568

Në botë siç ka vende të zhvilluara ka dhe vende të cilat janë shembull edhe në të ushqyer,të cilët cilësohen si popujt më të shëndetshëm.

Revista mjekësore “The Lancet’’ nga të dhënat e “Global Burden of Diseases”, “Injuries and Risk Factors” ka bërë një krahasim të shëndetit të disa popujve në botë që nga viti 1990 -2015.

Popujt më të shëndetshëm në botë janë në 5 shtete: Islandë, Singapor, Zvicër, Andorra dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Popullsia e këtyre vendeve rezulton të jetë më e shëndetshmja në botë dhe sekreti qëndron tek ushqimet.

Dietologët thonë se këto vende kanë zakonet më të mira të të ushqyerit,pasi dieta e tyre përmban produkte ushqyese me përmbajtje Omega 3 dhe antioksidante.

Mbretëria e Bashkuar për shembull përzgjedh produkte lokale, të stinës, perime të cilat mbajnë vitaminën C dhe shumë fibra duke ju shmangur produkteve të përpunuara.

Pin It