Këto janë top aplikacionet e 2016-tës sipas Google

google-me-dizajn-t-euml-ri-t-euml-play-store_hd-780x439

Google e ka publikuar listën e aplikacioneve më të shkarkuara nga dyqani i saj i aplikacioneve, Google Play Store për vitin 2016.

Aplikacioni “Duo” i cili është krijuar nga vetë kompania Google është më i shkarkuari. Ky aplikacion u mundëson përdoruesve që të bëjnë vidotelefonata me personat të cilët i kanë në listen e kontakteve.

Por, Google ka vendosur që çmimin Best App 2016” t’ia japë aplikacionit “Prisma” i cili fotot i kthen në vizatim e që duket mjaft realist.

Kurse sa i përket lojërave më i shkarkuari ka qenë aplikacioni “Pokemon Go”, duke marrë kështu çmimin si “Best Game 2016”.

Ndërkohë vitin e kaluar më shumë se 65 miliardë aplikacione janë shkarkuar në telefonët Android dhe tabletët nga Google Play në 190 vende të botës.

 

Pin It