Kinë: Universiteti Çinghua nuk i diplomon studentët pa kaluar testin e notit


Universiteti Çinghua, në Kinë u ka vendosur studentëve si kusht diplomimi të kalojnë testin e notit prej 50 metra.

Studentët që nuk e kalojnë dot këtë provim, jo vetëm që nuk diplomohen, por nuk do të përfitojnë as nga mundësitë e vazhdimit të studimeve jashtë shtetit.

Ndërkohë gjatë pushimeve të verës për studentët do të organizohen edhe kurse noti që ata të kenë mundësi të përgatiten për këtë test.

Liu Bo, një nga zyrtarët e universitetit tha se përmes kësaj praktike të re synohet që studentët të jenë më të shëndetshëm dhe të duken më në formë.

Një test i ngjashëm është zhvilluar edhe në vitin 1915, kur është hapur universiteti, sqaroi Liu, duke shtuar se provimi është ndërprerë për shkak të pishinave të pamjaftueshme dhe rënies së numrit të studentëve me kalimin e kohës.

Pin It