Kjo metodë e thjeshtë do t’ju shpëtojë nga pagjumësia

Një nga problemet që hasim më shumë ditët e sotme përveç stresit dhe lodhjes psikologjike është edhe pagjumësia. Nëse rastis të keni pagjumësi një ose disa ditë nuk ka pse të merakoseni, por ajo që duhet të keni kujdes është pagjumësia kronike. Mungesa kronike e gjumit mund të sjellë pasoja të rënda shëndetësore, duke rritur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru dhe diabet. Por jo vetëm, pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, madje dhe në metabolizmin e njeriut. Kjo recetë e veçantë me banane të ziera, do t’ju ndihmojë  të luftoni pagjumësinë dhe të relaksoni muskujt. Bananet kanë përmbajtje të lartë në kalium dhe magnez, si dhe ky komponime të rëndësishme për gjumin – triptofan dhe melatoninë, të cilët janë të përqendruan më shumë në lëkurën e bananes.
Përbërësit për këtë çaj:
1 banane e pjekur mirë ( Mund të zgjidhni një që ka pika të zeza)
1 tenxhere e vogël me ujë
1 lugë çaji kanellë (opsionale)
Ajo që duhet të bëni është t’i prisni bananes majën dhe fundin dhe ta zhysni në ujë që vlon. Vlojeni për rreth 10 minuta. Filtroni lëngun e mësipërm dhe sipas dëshirës shtoni pak kanellë. Ky çaj duhet pirë një orë para se të shkoni në shtrat.

Pin It