Klosi: Ndihma ekonomike nuk lufton varfërinë, të rrisim punësimin

klosi-blendi

Ligji i ri për ndihmën ekonomike do t’iu japë fund abuzimeve dhe do të luftojë papunësinë. Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, zhvilloi një takim në Lezhë me drejtues vendor dhe të Shërbimit Social në veri të vendit.

Gjatë fjalës së tij ministri Klosi tha se me reformën e ndërmarrë në këtë drejtim do të marrin fund abuzimet me shpërndarjen e ndihmës ekonomike.

Klosi tha se familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike nuk mund të dalin dot nga varfëria me atë shumë parash që ju jep shteti, ndaj dhe skema e re synon të rrisë punësimin dhe ka një sërë kriteresh që përjashtojnë ata që përfitojnë në mënyrë të padrejtë.

Pin It