Klubet angleze nuk i ndahen Griezmannit

Antoine-Griezmann

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është futur në “radarët” e klubit anglez, Manchester United.

Sipas mediave britanike, klubi nga “Old Traffordi” është i interesuar për sulmuesin francez, i cili është duke bërë një super sezon me skuadrën e Diego Simeones.

Trajneri Jose Mourinho, i cili pritet të madh kreun e bankinës së “Djajve të Kuq” në verën që vjen, duket se dëshiron ta ketë në ekip Grezmannin.

Raportohet se Manchester United është gati të paguajë klauzolën e lojtarit prej 60 milionë eurosh, por thuhet se në transferimin e francezit mund të përfshihet edhe spanjolli Juan Mata.

Pin It