Komisioni i Venecias: 21,22 janar, vjen delegacioni

presidenti-nishani-tryeza-reformimi-sistemit-gjyqesor-3

Më 22 janar Delegacioni i Komisionit të Venecias do të mbajë një konferencë për shtyp në  Tiranë  për tu larguar më pas për të përgatitur dhe opinionin përfundimtar.  Ky i fundit pritet të dorëzohet në muajin mars.

Ndërkohë Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi, ende nuk i është drejtuar Komisonit të Venecias me dokumentin e plotë për reformën në drejtësi, që do të përbajë opinionet e ekspertëve, vërejtjet e PD dhe LSI.

Mësohet se dokumenti ndodhet në duart e përkthyesve, të cilët vetëm  dy ditë më parë morën në dorëzim vërejtjet e PD.

Afat përfundimtar se kur do të mund të jetë gati dokumenti për t’iu vënë në dispozicion Venecias nuk ka, por pavarësisht shtrëngimit të kohës mësohet se raporterët e Komisionit të Venecias nuk do të shtyjnë vizitën e tyre në Tiranë, të parashikuar të mbahet në 21 janar.

Pin It