Komunikimi mësues-prindër tani edhe online

2

Prindërit do të njihen online me rezultatet e fëmijëve të tyre në shkolla, po ashtu edhe për mungesat. Fal teknologjisë, mësuesit do të japin informacione në kohë reale për zhvillimet në orët e mësimit. Nëpërmjet një aplikacioni i instaluar në tabletë dhe në celular, drejtuesit e shkollave njihen edhe me sjellet jo etike, apo konfliktet mes arsimtarëve dhe nxënësve. Mundësitë e prindërve për të kontrolluar fëmijët e tyre në shkollë janë rritur falë teknologjisë. Edhe në Shqipëri prindërit përmes një aplikacioni në celular tashmë mund të kontrollojnë fëmijët e tyre nëse shkojnë apo jo në shkollë e për çfarëdolloj problemi tjetër.

Prindërit do të njihen me cdo rezulat në shkollë të fëmijës së tyre, për mungesat dhe sjellje jo etike ndaj mësuesve. Po ashtu drejtuesit e shkollave dhe bordi i prindërve do të njihen për rastet e dhunës fizike apo psikologjike të arsimtarëve ndaj nxënësve. Kjo do të mundësohet nga një aplikacion i vecantë nëpëmjetët tabletave, dhe celuarëve.

“Mësuesi i dërgon një mesazh prindit dhe prindi në kohë reale njoftohet. Ky është një mesazh që më ka sjellë mesuesj: Është larguar nga ora e mësimit ju lutem kontaktoni me ne ne shkolla, eshte rast i perseritur”, the drejtoresha e shkolles.

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla tha se tashmë mësuesi do të ketë mundësi të informojnë prindërit në kohë reale për gjithçka që ndodh me nxënësit në shkollë.

Pin It