Ai ka talent të madh

tarashaaj1

Trajneri i Evertonit, Roberto Martinez, ka thënë se është krenar që arriti të transferojë mesfushorin shqiptar, Shani Tarashaj. Tarashaj i cili po konsiderohet prej talentëve më të mëdhenj në botë u kërkua nga shumë skuadra. Megjithatë, Martinez sqaron se si arriti që ta transferojë lojtarin.

“Ju nuk mund të bëni këso lloj marrëveshjesh në afate tjera kalimtare. Ju duhet të jeni të shpejt për të kryer këto lloj transaksione. Nëse do të kishim lënë në verë, do të ishtë më e komplikuar sepse gjysma e Evropës do ta kërkonte”.

“Ai ka talent të madh dhe jam i ngazëllyer sepse si klub futbolli ne duhet të jemi në gjendje që të sjellim lojtarë të tillë. Ne këtë duam. Lojtarë të rinj e të talentuar”, u shpreh Martinez.

Pin It