Kumbaro: Përmeti, një thesar natyror ende i pazbuluar

15349673_10211562515239866_6408993558399880072_n

Bënja është shpallur vetëm para pak kohësh Qendër e Mbrojtur Historike me vendim të Këshillit të Ministrave, e po njëlloj Këshilli Kombëtar i Restaurimit  ka vendosur edhe për Përmetin, i njohur ndryshe si qyteti i luleve.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka postuar në Facebook e saj disa foto magjepsëse ku shkruan: ”S’i keni vizituar akoma?! ”Nuk e dini ç’keni humbur… mos kërkoni tjetër!”.

Ajo fton njerëzit që të vizitojnë Përmetin, Bënjën dhe të tjera vende me vlera të shumta, jo thjesht natyrore në këtë zonë.

Në vijim të fotove të sjella nga Përmeti i vjetër dhe bukuritë rrotull  në Bënjë, ujërat termale, Leussë etj, Kumbaro, i përgjigjet dhe një komentuesi  duke iu rikthyer projekteve të Rilindjes Urbane në Përmet për transformimin dhe zhvillimin e tij.

15420872_10211562513439821_8873175940597934542_n

Përmeti është një thesar i pazbuluar ku natyra ka qenë shumë bujare dhe njerëzit thellësisht të mirë që e kanë ruajtur të paprekur si në rrallë vise të tjera të Shqipërisë”, shkruan Kumbaro.

Por ajo shton se “jam krejt në një mendje me ju që s’ka pasur asnjëherë në Përmet program zhvillimi të organizuar ku thesaret të kthehen në burim ekonomike dhe promovimi të vlerave.

“Kjo është arsyeja pse e kemi futur Përmetin  në projektin e madh të rehabilitimit urban dhe të restaurimit të qendrave historike.

Përmeti është tashmë dhe për të parën herë pjesë e projektit të zhvillimit që kemi ndërtuar me Bankën Botërore ku do të financohen itineraret, qendra dhe mjedisi. Dhe prandaj ishim këto ditë në Përmet me drejtoreshën e Bankës Botërore sepse programi fillon zbatimin në muajt e parë të vitit 2017″, deklaron ministrja.

“Duhet dhe shumë promovim, vijon Kumbaro, turistët vendas dhe të huaj duhet të dalin nga itineraret klasike dhe të stërnjohura e t’u kthehen zbulimit të perlave si Përmeti ku edhe vendi, edhe natyra, edhe njerëzit, edhe ushqimi, edhe klima janë të paçmuara. Ne duhet ta bëjmë të gjithë bashkë këtë”.

“Jam e bindur se po t’i integrojmë të gjitha këto për 2-3 vjet në Përmet s’do gjesh me vend të lirë për të fjetur ”, shkruan Kumbaro.

15380641_10211562516199890_6634971529676355628_n

Burimi: Agjensia Telegrafike Shqiptare

 

Pin It