Lajthia Shqiptare, arrori me cilësi unike

201610201617436601057

 

Lajthia është një ndër frutat e thata që pëlqehet mjaft për shijen e mirë dhe vlerat kurative që ka. Asaj i përdoren frutat, lulet, gjethet, lëvoret e degëve, si dhe vaji i saj yndyror i frutit. Fruti dhe fara janë shumë të këndshëm dhe të ushqyeshëm dhe përdoren të freskët, të thatë, si dhe të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.

Si të gjitha bimët e tjera arrore, për mijëra vjet nga shqiptarët është mbjellë afër vreshtave, por edhe si pengesë në formë gardhesh ose brezash për të mbrojtur arat nga dëmtimet ose vërshimit të lumenjëve dhe përrenjëve.

Sot Shqipëria ka rreth 50 000 rrёnjë tё kultivuara nё shkallё vendi, pothuaj tё gjitha tё kultivarit të fidanëve Visoka dhe gjysma kultivohen në rrethin e Fierit. Gjithashtu ka edhe mbi 11 mijё hektarё grumbuj pyjor me lajthishte të egra, tё klasifikuara nё llojin shkurre. Kёto toka tё mbuluara nga lajthi tё degraduara, shpesh preferohen për kullota apo pёr pёrdorime tё tjera.

Lajthia është një kulturë që përdoret së tepërmi nga kompanitë e mëdha si në industrinë e çokollatave apo edhe frutave të thata. Një pemishte lajthish e mirëmbajtur prodhon nga 1.5 – 2.0 ton për hektar, ose rreth 50% të rendimentit për hektar të arrave. Rreth 86% e gjithë prodhimit shqiptar të lajthive vjen nga katër rajone, Fier, Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër. Përafërsisht 55% e prodhimit vjen nga rrethi i Fierit dhe 11% nga ai i Lezhës.

20161020162051141

Vlerat e lajthisë

Ato përmbajnë rreth 60% vajra, 15% albuminë, sheqerna, kripëra të hekurit etj. Është shumë i mirë në qetësimin e tretjes, pasi eliminon të vjellat dhe freskon sistemin nervor. Me miellin e saj dhe të grurit bëhet një bukë shumë e shijshme dhe e ushqyeshme.

Lajthia përmban vitaminen E e cila parandalon shpërbërjen e qelizave të kuqe të gjakut, pra ajo shërben si një mbrojtëse kundër mungesës së gjakut e cila quhet anemi. Një tjetër dobi e vitaminës E, e cila është gjetur në lajthi është për të parandaluar faktorët që përgatisin bazën për sëmundjen e kancerit. Nëse kanceri është formuar tashmë në trup, atëherë ajo lufton për të shpërndarë qelizat e dëmshme.

Gjithashtu një nga përfitimet shëndetësore të mëdha te lajthia është se ajo është e pasur me acid folik. Acidi folik është i dobishëm për rritjen e foshnjave dhe për të rriturit. Ai luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut të cilat janë të domosdoshme për transportin e oksigjenit në të gjithë trupin e njeriut.

Po ashtu lajthia ka në përbërje të saj vitaminën B, vitaminat B1, B2, B6 e B12 të cilat janë janë thelbësore në formimin e gjakut dhe të shëndetit mendor, sidomos për ata të fëmijëve në moshë të zhvillimit.

Lajthia është arrori më i shtrenjtë nga të gjithë të tjerët, më i kushtueshëm se arra dhe gështenja, falë cilësive të veta shumë unike.
 

 

 

Pin It