Gjykata Kushtetuese pezullon Vettingun

gjykata

Gjykata Kushtetuese vendosi për pezullimin e ligjit të Vettingut deri në një vendim përfundimtar në lidhje me kushtetueshmërinë e tij.

Vendimi i Gjykatës vjen pas padisë së Partisë Demokratike e cila kërkoi pezullimin dhe shpalljen antikushtetues të ligjit të miratuar vetëm me votat e mazhorancës.

Pas kësaj Gjykata Kushtetuese do i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion përfundimtar lidhur me këtë ligj. Po ashtu Kushtetuesja ka pranuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve për t’u bërë pjesë e procesit.

Pin It