MZHETTS, 6.2 mld lekë ndihmë shtetërore gjatë 2015

1455688175_milva-economi

Ndihma Shtetërore e dhënë për sektorë të ndryshëm gjatë vitit 2015 është 6.2 miliard lekë. Të dhënat u bënë të ditura nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi gjatë mbledhjes së Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Një pjesë e rëndësishme e ndihmës financiare ka shkuar për sektorin e bujqësisë dhe përmirësimin e kushteve teknologjike në sera dhe në proceset e prodhimit të produkteve industriale dhe agro-industriale.

Nga kjo ndihmë kanë përfituar rreth 850 ndërmarrje si dhe janë punësuar 8350 persona.

“Totali i Ndihmës Shtetërore dhënë për vitin 2015 ishte 6.2 miliard lekë. Sektori i bujqësisë përfitoi 1.5 miliard lekë. Nga Fondi i Ndihmës për vitin 2014 dhe 2015 u punësuan gjithsej 8350 persona, gjithashtu u mbështetën 853 ndërmarrje. U trajnuan 2371 persona, ndërkohë që u punësuan 43 persona me aftësi të kufizuar”- tha ministrja Ekonomi.

MZHETTS ka ngritur Komitetin e Lehtësimit të Tregtisë për të mbështetur rritjen e konkurrueshmërisë.

Pin It