Leicester barazon pa gola me Cityn

1909713_1139578146088646_98639548225813653_n

Leicester City ka barazuar në shtëpi ndaj Manchester Cityt me rezultat 0-0.

Ishte një ndeshje e mirë, me raste nga të dy anët, posaçërisht nga mysafirët, por fatkeqësisht pa gola.

Shansi i parë konkret në ndeshje erdhi nga Raheem Sterling në minutën e 40-të, por portieri Kasper Schmeichel arriti të mbajë portën e paprekur.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga mysafirët, ku rasti më i mirë ishte nga mbrojtësi argjentinas, Nicolas Otamendi në minutën e 65-të.

Pas këtij barazimi Leicesteri është në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa Arsenali në vendin e parë, kurse City në pozitën e tretë me 36 pikë.

Pin It