Lezhë, biblioteka e lëvizshme shëtitën në 28 shkolla në zonat rurale

Bibliotekës së lëvizshme në Lezhë i janë shtuar mbi 1 mije tituj librash të rinj si dhe një automjet i përshtatur si librari, që çon tekstet më afër nxënësve.

Investimi 10 mijë dollarë u përfitua në një konkurs kombëtar, ku projekti i prezantuar nga Bashkia Lezhë për bibliotekën e lëvizshme u vlerësua me çmimin e parë. Këto libra do të jenë në dispozicion të nxënësve të 28 shkollave në zonat rurale të Lezhës.

Suela Bala, Drejtoreshe e Bibliotekës Lezhë: Të gjitha këto shkolla shëtiten me libra. Ne kemi marrë edhe një makinë modeste që përshtatet si bibliotekë e lëvizshme. Tani shërbimi është i plotë.

Biblioteka e lëvizshme do të jetë në çdo kohë pranë lexuesve në zonat rurale që e kanë të pamundur që të frekuentojë bibliotekën e qytetit.

Pin It