LIBRI DHE KULTURA – Panairi i 19-të i Librit

 

15127517_1267700856637007_182861923_o

Në këtë takim në emisionin “Libri dhe Kultura” folëm për panairin e 19-të të librit. E ftuar kryeredaktorja e shtëpisë botuese “Pegi”, Aida Baro na tregon më shumë për panairin. Me shumë mirësi e dëshirë Aida sjell edhe një herë në vëmendje atmosferën e këtj panairi. Për fat të mirë u vu re një gjithëpërfshirje dhe një rikthim i dëshirës për të lexuar. Siç thotë dhe Znj. Baro edhe sikur libri të kthehet në modë e të lexohej do ishte shumë mirë.

Në pjesën e dytë folëm për përkthimin e librit të Goliarda Sapieza “Muza e haresë”. Përkthimi i këtij libri i ka marrë Aidës 3 vite kohë derisa u fut nën lëkurën e autores dhe kontekstit të librit, duke respektuar përkthimin nga dialekti në origjinal në dialektin tonë jugor. Ky libër përcjell mesazhin sesi libri ka aftësinë të na bëjë të ndryshojmë mënyrën sesi shikojmë botën e të tjetërsohemi për mirë.

Një tjetër libër, pjesë dhe e panairit është dhe “Hide mbi kalldrëm” e autorit Tom Kuka. Një libër që na sjell të gjallë Tiranën e viteve ’30-të, duke na sjellë me mjeshtëri dhe besnikeri një qytet që ka dinamika të tjera, krejt ndryshe nga të sotmet me zhurmën e pazarit të ri etj etj .Në libër flitet për një vrasje e cila vjen e zbardhur vetëm në faqen e fundit, vrasje nga makutëria. Libri ju ngjall disa ndjesi të harruara me shume ndjenjë… Për më tepër ndiqeni të plotë intervistën.

Pin It