LIBRI & KULTURA – DISTOPIA LETRARE

LIBRI & KULTURA – DISTOPIA LETRARE (24.11.2015)

Në këtë emision flitet për një prej fenomeve më tronditëse që ka përjetuar shoqëria njerëzore e shekullit të kaluar, dhe se si është pasqyruar ky fenomen në botën artistike letrare, më konkretisht në romanin “NE”, të shkrimtarit rus Jevgenij ZAMJATIN.
Bëhet fjalë këtu për zhgënjimet që pësuan shoqëritë e gjendura nën bllokun komunist, por edhe për ato shoqëri të cilat përfaqësonin këtë filozofi të jetuari, pasi më parë u ishte premtuar se do të jetonin në një botë utopike, me të drejta të barabarta, me të ardhura të barabarta etj..

I ftuar në studion e Radio Spektrum, për të folur për këtë çështje është z. Silvester MANAJ, editor i Shtëpisë Botuese “Zambaku”.

Shtëpi kjo, e cila është edhe ajo që ka sjellë për herë të parë në shqip këtë kryevepër të letërsisë botërore.

Pin It