Licencë profesionale për punonjësit socialë

soc

Të gjithë punonjësit socialë duhet të anëtarësohen pranë Urdhrit Profesional të Punonjësit Social për t’u pajisur me licencën dhe lejen individuale, në mënyrë që të vijojnë të ushtrojnë profesionin e tyre.

Qëllimi i Urdhrit profesional është shmangia e ofrimit të shërbimeve abusive nga persona të pakualifikuar. Ky organ do të bëjë të mundur certifikimin dhe licencimin e të gjithë punonjësve të ligjshëm në vend.

Ministri i Mirëqenës Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka konfirmuar detyrimin për t’u pajisur me licencë si kriter për të ushtruar profesionin e punonjësit social në institucionet publike dhe private.

Çdo person që zotëron diplomën e punonjësit social ka të drejtën dhe tetyrimin e menjëhershëm të anëtarësimit, duke kryer procedurat përkatëse. Ndërsa të rinjtë që janë në prag të diplomimit do të kalojnë më parë në provimin shtetit dhe më pas do mund të pajisen me licencën përkatëse profesionale.

Pin It