Ligji për të Drejtën e Informimit Publik, vetëm 17 bashki e zbatojnë

shella

Vetëm 17 bashki në të gjithë vendin marrin notë kaluese sa i takon zbatimit të ligjit për informimin publik. Kjo është bërë publike ditën e martë nga  Drejtori i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik, Gerti Shella, gjatë prezantimit të raportit të monitorimit për të drejtën e informimit në nivel të qeverisjes vendore.

Sipas raportit të nxjerrë nga INFOCIP, vetëm 25 bashki kanë faqe zyrtare në internet, ndërsa 35 të tjerat nuk kanë fare faqe aksesimi online.

52 bashki nuk kanë adoptuar programet e transparencës, ndërsa ajo që bie në sy është se Bashkia e Tiranës ka marrë notën katër për këtë pjesë.

“Vetëm 14 bashki kanë publikuar vendimet e Këshillit Bashkiak.

“Ne kemi mundësi të vendosim gjoba, por detyra jonë është që bashkitë të jenë transparente. Mungesa e dhënies së informacionit vjen prej neglizhencës si dhe mungon aftësia profesionale nga ana e koordinatoreve. Gjithashtu bashkitë nuk e duan transparencën”, tha ditën e martë Dervishi.

Ai theksoi se nga 274 kërkesa, 199 janë zgjidhur me ndërmjetësim.

bashkite

bashkite qe nuk kane faqe interneti

Pin It